Çfarë deklaroi djali 16-vjeçar? Vrasja e Kudret Saliajt, dëshmitë kontradiktore të ish-gruas dhe babait të saj 

 

Ditën e nesërme pritet të dalin para gjykatës së Tiranës Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj, për vrasjen e ish-bashkëshortit të saj, Kudret Saliaj.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë “arrest me burg” për Picarin dhe Saliajn.

Më 4 qershor, ish-vjehrri Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, para syve të nipit, ku u plagos edhe ish-prokurori Adriatik Cama. Ekzekutimi ndodhi 30 minuta para seancës gjyqësore, ku do të vendosej se me kë do të rrinin 3 fëmijët e çiftit.

Të dhëna kontradiktore janë mbledhur nga prokuroria nga hetimi i marrë nga Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, babë e bijë, pas vrasjes së Kudret Saliajt. Vajza ka deklaruar se ishte në tavolinë me babanë, ndërsa Picari ka deklaruar se në tavolinë e lokalit ku ndodhi vrasja ka qenë vetëm.

Për prokurorinë interes ka shfaqur dëshmia e të birit, i cili fatkeqësisht ditën e vrasjes ishte pranë lokalit, pasi duhej të dëshmonte në gjykatë se me cilin nga prindërit dëshironte të qëndronte. Djali ka rrëfyer se ka pas jo pak probleme me nënën dhe gjyshin.

Djali i madh do të deklaronte para gjykatës së me cilin nga prindërit do të qëndronte. Nuk ka qenë i pranishëm, është gjendur në një lokal pranë atij ku ka ndodhur ngjarja me një kushëri të viktimës. Ai është afruar pas ngjarjes, por nuk e ka lejuar policia. 16-vjeçari ka deklaruar se nëna e tij ushtronte dhunë ndaj tij dhe motrës e vëllait më të vogël. Ka folur për marrëdhënie të tensionuara me gjyshin dhe dajën e tij. Por ai do të ripyetet nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe konfliktet në familje mes prindërve të tij që nga 2013 dhe që kishin kulmuar në 2020.

Dëshmitë e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij kanë qenë kontradiktore, megjithëse babai deklaronte se ishte kërcënuar, por nuk ka deklaruar se në lokal ndodhej me vajzën dhe ka thënë se Kudret Saliaj e ka fyer, ai ka thënë se vendosa të mbush pistoletën një TT sovjetike dhe të qëlloj ndaj tij.

Vajza ka deklaruar se ishte ftuar nga gjykata për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Në një moment hymë në lokal dhe pamë Kudretin dhe babai e qëlloi.

Një fakt që sipas hetuesve tregon se janë të pasinqertë dhe se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt.

Prokuroria ka dhe një detaj tjetër të pasqaruar, nëse ka pasur shënjestër vetëm ish-dhëndrin apo edhe avokatin Adriatik Cama, i cili e mbronte.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group