Burri njofton policinë: Më ka rrahur gruaja!

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 22:30 një person ka raportuar se pas një mos marrëveshje në familje me bashkëshorten e saj, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, e pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Janjevë, Lipjan, 05.06.2021-22:29. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mos marrëveshje në familje me bashkëshorten e saj te dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht dhe të njëjtit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhej në raport.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement