U hodh nga autobusi, ndërron jetë në spital gruaja, Policia prangos shoferin 

 

Policia e Elbasanit arrestoi shoferin e autobusit nga i cili një pasagjere u rrëzua ditën e djeshme dhe më pas gjeti vdekjen në spital për shkak të plagëve të marra.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Dritan Pasha, 49 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas bluve, në fshatin Tregan të Elbasanit, shoferi duke drejtuar mjetin autobus “ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja”.

Policia tha se viktimë mbeti shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan.

“E cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, sqarojnë blutë e qytetit.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Nga të dhënat paraprake u bë me dije se një grua ishte plagosur rëndë pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht kujdesit të mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Fillimisht u raportua se autobusi kishte pësuar një defekt. Në këtë moment, pasagjerja nga paniku është hedhur duke marrë lëndime në trup.

Por sipas policisë kjo pistë nuk qëndron, dhe shkak për vdekjen janë bërë manovrat e rrezikshme të shoferit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement