Rama akuza krerëve të BE/ “Kanë thyer premtimet, vetëm flitet”      

 

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Bild”, ka akuzuar krerët e BE për bllokimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas gjermanes “Bild”, Rama është shprehur se :“BE ka ‘thyer premtime’ dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me ‘cinizëm politik’. Si në historinë “Në pritje të Godosë”, thotë Rama në një artikull ekskluziv për “Bild”, “Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh”.

“Është një nga ambiciet më të dëshiruara për Kombin Shqiptar dhe Maqedoninë e Veriut për tu integruar në BE dhe që qytetarët tanë të lejohen të gëzojnë një treg të lirë dhe të jenë pjesë e kësaj demokracie.

Me lejoni t’iu bëjë të qartë diçka. Si kryeministër i Shqipërisë e kuptoj që nuk jemi plotësisht gati për t’iu bashkuar BE sot, por as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor.

Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Sidoqoftë, dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave tashmë ishte vendosur nga vetë Këshilli i BE në 2018”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Rama për “Bild”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement