Makina merr flakë në lëvizje në Lezhë

 

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje mesditën e sotme në aksin rrugor  Milot-Lezhë. Policia thekson se ka qenë vetë drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” B. Ll. i cili ka kërkuar ndihmë pas ngjarjes.

Nuk ka asnjë person të dëmtuar, pasi drejtuesi fatmirësisht ka arritur që të dalë me shpejtësi sapo ka konstatuar flakët.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement