Granit Xhaka gdhend në trup tatuazhin më të bukur dedikuar të bijës

Në prill të këtij viti, Granit Xhaka dhe bashkëshortja  etij, Leonita, u bënë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan sërish me një vajzë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti, pasi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.

Së fundmi, ylli i Arsenalit nëpërmjet një videoj e të publikuar në InstaStory ka ndarë me të gjithë tatuazhin e ri në krah, emrin e vajzës së porsalindur – Laneya.

Në muajin janar Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, zbuluan se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të dytë. Ata ja dolën mbanë që lajmin ta mbanin të fshehtë për një kohë të gjatë derisa vendosën që ta zbulonin vetë për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement