Flet e ëma e Dhurata Saliajt me lotët rrëke: Kudreti na e mbylli vajzën në kasolle në mal, donte ta groposte

 

 

Mamaja e Dhurata Saliajt është rrëfyer para gazetarëve për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme. Ajo u ka treguar mediave këllëfin e armës dhe fotot e dhunës të së bijës. Me lotët rrëke ajo është rrëfyer para kamerave se ish-dhëndri ishte i dhunshëm dhe i frikësoheshin se mos u vriste të bijën.

“Na ka rënë në qafë përherë, na ka dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atje në mal donte që ta groposte. E çoi vajzën në një kasolle në mal, dhe vajza kishte frikë se mos e vriste, na erdhi dhe te lokali dhe donte të na shtypte me kamion. Vajzën e arrestuan gjoja për dhunë në familje. I thashë që e doja si djalin tim, e ka kërcënuar dje vajzën me gjithë gocën, burri im nuk ka pasur armë. Më ka marrë dje policia dhe më pas kanë bërë kontroll në banesë, vetëm kam ditur që vajza ka pasur divorcin, dhe i kam thënë që të mos ia jepte. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët. Pse të bëjë vajza burg? Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë. Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Burri ishte dy metra, si mund ta rrihte vajza ime atë? Vajza nuk ka pranuar që ti jepte divorcin, ne punojmë tre turne, e di e gjithë lagja, kam punuar gjithë jetën, dhe në ka futur dhëndri në hasmëri.”-deklaroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement