Enigma e vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, ADN-ja e bashkëshortit tek shiriti izolues,nën hetim dhe psikologia

Vrasja e nënës së re 20 vjeçare në Greqi prej ditësh tashmë është kthyer në një ndër çështjet e shumëpërfolura jo vetëm në vendin fqinj. Një tjetër pistë e kësaj ngjarje të rëndë ku humbi jetën 20 vjeçarja britanike Caroline, Glyka Nera të Greqisë është se në shiritin izolues janë gjetur gjurmët e ADN-së së bashkëshortit të të resë.

Mediat vendase bëjnë me dije se në dëshminë e tij ai ka thënë se ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një arme pasi ata nuk kishin me vete. Ndërkohë kamerat në zonë nuk tregonin automjetin e arratisjes së autorëve, ndërsa as përshkrimi i 32-vjeçarit nuk i ka ndihmuar efektivët e policisë për zbulimin e autorëve.

Gjithashtu në vëmendje të autoriteteve greke është dhe gruaja që u paraqit si psikologia e 20 vjeçares Eleni Mylonopoulou, e cila kishte fituar besimin e Caroline dhe kishte zbuluar shumë detaje të jetës së 20-vjeçares.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement