Zbardhet vrasja në Tiranë/ Po ndahej me vajzën, vjehrri ekzekuton dhëndrin pranë gjykatës, plagoset edhe avokati

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në një lokal pranë gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 4 deri 5 herë ndaj Nexhpi Picarit, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin që ashtu ka mbetur i plagosur.

Mësohet se Nexhip Picari është ekzekutuar nga ish-vjehrri i tij. Picari ishte në proces divorci me bashkëshortën dhe ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin Adriatik Cama.

Ky i fundit ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet tani në spital duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.

Cama ishte edhe prokuror i ngjarjeve të 21 Janarit, ndërsa policia ka shoqëruar edhe një të mitur, por nuk dihen ende shkaqet e kapjes së tij.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement