‘Vrava për dinjitetin e vajzës’/ Deklarata e Mexhit Picarit pas arrestimit

 

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari vrau dhëndërrin e tij, Kudret Saliaj.

Autori i krimit ka qenë bashkë me vajzën e tij, Dhurata Saliaj në të njëjtin lokal, disa karrige me tej.

Informacionet bëjnë me dije se nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër qetësisht dhe e ka qëlluar me pistoletë.

Sa ka kryer vrasjen, Picari është larguar me këmbë mes pallatesh, ndërsa mësohet se është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë.

‘E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë’, është shprehur ai mes të tjerash.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement