RENEA disa orë kërkime në lumin Lana! Gjendet arma me të cilën u vra Kudret Saliaj

Tiranë/ RENEA ka arritur të gjejë në lumin Lana armën e krimit e cila u përdor nga Mexhit Picari për të ekzekutuar ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Kontrollet janë zhvilluar prej disa orësh dhe kanë përfunduar me sukses. Arma e krimit u gjet falë dëshmisë së autorit të krimit në Polici.

Krimi brenda familjes ndodhi mesditën e sotme në një lokal afër Gjykatës së Tiranës, ku viktima Kudrejt Saliaj po priste orën për seancën gjyqësore për t’u ndarë nga vajza e autorit, Dhurata Saliaj.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement