Po tani?!/ Atdheu tha se lidhja me Sarën është serioze, ish-konkurrentja deklaron se është single!

I ftuar sot në emisionin “Shqipëria LIVE”, Atdhe Xheravina foli për raportin e tij me Sara Malaj. Ndërkohë që shumë dyshonin se lidhja e tyre nuk do te zgjaste, i riu nga Gjakova tha se me ish-konkurrenten përputhja është reale e jo dosido.

Atdheu zbuloi se Sarën ja ka prezantuar edhe familjes, e ndërkohë shtoi: “Marrëdhënia po shkon shumë mirë jam I lumtur. Do shkoj shumë gjatë. Marrëdhënia është shumë e fortë. Nuk zgjedh kot. Kemi komunikim shumë të mirë me Sarën. Ishin mësuar me mua që kaloja te njëra te tjetra”.

Por pikërisht kur menduam se më në fund kishim një çift real nga “Për’puthen” , Sara ka bërë veprimin e papritur.

Përmes disa postimeve në InstaStory, bukuroshja bionde ka deklaruar se është ndarë nga Atdheu. “Mos i besoni askujt,”, “Jam 106% single”, shkruan ajo. Më pas ka publikuar edhe një “emoji” me gjarpër, duke simbolizuar dinakëri apo tradhëti.

Ajo ka fshirë edhe fotot me ish-konkurrentin dhe nuk e ndjek më në Instagram. Ndërsa ky i fundit e ka ende në rrjetin social Sarën, dhe i ka mbajtur fotot me të.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement