Nikoll Lesi bën paralajmërimin e fortë, 3 ish-ministra dhe një zyrtar i lartë do të futen në burg

Tre ish-ministra dhe një politikan i lartë, sipas një artikulli të publikuar nga Koha Jonë me botues Nikoll Lesin, pritet të merren nën hetim nga SPAK. Në artikull thuhet se “një dosje e bujshme pritet të firmoset këto ditë për një politikan të lartë, por edhe tre ish-ministra po përgatiten për sirenat e furgonit të arrestimeve”.

Në artikull thuhet se Shqipëria shquhet për korrupsion golapant dhe mbetet në shenjëstren e BE dhe SHBA. Dje Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Përmes një memorandumi Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.

Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Pra sinjali për veprim u dha dje nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që mbetet aleati ynë më i madh dhe më i sigurtë. Ata inicuan luftë botërore ndaj këtij fenomeni që gërryen një shoqeri demokratike, aq me tepër një shoqeri si kjo e Shqipërisë me probleme në funksionimin e demokracisë.

Dokumenti që botoi VOA thotë se “se kjo gjithashtu nënkupton rritjen e mbështetjes për forcimin e aftësive të shoqërisë civile, medias, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

“Korrupsioni”, thuhet në dokument, “shkatërron demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si instrument nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike”.

Administrata amerikane angazhohet “të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës”, thuhet në memorandum amerikan.

Sipas gazetës, SPAK ka fushë të gjerë veprimi ndaj personave zyrtarë shtetrorë që ndër vite, dhe tani, kanë shkelur ligjet duke prekur fondet publike, pra taksat e qytetarëve shqiptarë.

“SPAK po bëhet gati për arrestimet e para VIP. Kjo verë do jetë shumë e nxehtë, sidomos vjeshta tregojnë burime nga “rruga e Elbasanit””, thuhet ndër të tjera në artikull.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement