Nëse të hapin padi penale do ikësh nga Shqipëria? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë  për emisionin Zonë e Lirë, u pyet nga moderatori Arian Çani, nëse ka menduar të largohet nga vendi në momentin që mund t;i hapet një padi penale. Berisha teksa theksoi se nuk ekziston asnjë provë për një akuzë ndaj tij, tha me bindje se ai kurrë nuk do të largohet nga ky vend.

Pjesë nga biseda në Zonë e Lirë:

Arian Çani: Çfarë do bësh nëse do gjendet një provë ndaj teje?

Sali Berisha: Do marrë çdo masë ndaj vetes.

Arian Çani: Presidentit të Shqipërisë dhe njëherazi ish-kryeministër, nuk i falet mos të ketë dy miq në Amerikë për këto ditë të vështira, qoftë të shkojnë në Kongres dhe të thonë që janë të pavërteta.

Sali Berisha: Unë kam zgjedh rrrugën gjyqësore.

Miqtë e mi në Amerikë kanë besim të plotë tek vërtetësia ime, por unë kam zgjedhur të ndjek rrugën time ligjero.

Arjan çani: Nëse të thërret SPAK çfarë do bësh?

Sali Berisha: Le të thërrasi SPAK 1 mijë herë. Këta kundërshtarët e mi kanë hedhur bomba kundrejt meje. Këta kanë hedhur breshëri kundra meje. Në vitin 97 këta mblodhën gazetarët dhe donin të më fajësonin për krime kundër njerëzimit.

Edi Rama ka bërë hetime ditë e natë në veprimtarinë time dhe nuk ka gjetur e nuk do të gjejë në 100 vjet asnjë shkelje të vetme, sepse kam qëndruar në standardet e mia dhe në zbatim të ligjit. Është vetëm politikisht kjo, vetëm sulm politik. Le të hapin 100 padi penale ndaj meje.

Arjan Çani: Nëse e sheh politikisht dhe e ndjen veten që do hapin padi penale ndaj teje, ti do vazhdosh të qëndrosh në Shqipëri? Një njeri normal kur perandoria e sulmon i vjen në mendje të shpëtojë kokën.

Sali Berisha: Mua kurrë ndonjëherë as më ka shkuar ndërmend të largohem nga ky vend.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement