Kush fiton më 13 qershor në PD? Berisha: Mbeta i çuditur pse e vendosën kaq shpejt, nuk më pyetën…

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbetur i çuditur pse zgjedhjet për kryetar në PD u vendosën të mbahen shumë shpejt. I ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë” Ai thotë se askush nuk e pyeti për datën, edhe pse s’kishte pse ta pyesnin pasi vetë ish-kryetari i PD nuk shkoi në mbledhje.Berisha deklaron se nuk përzihet në garën për kryetar në PD dhe nuk thotë asnjë fjalë deri më 13 qershor duke i vendosur vetes censurë të plotë.

Ai u pyet edhe nëse duhet të jepte dorëheqje Basha apo jo pas zgjedhjeve të 25 prillit, por Berisha thekson se shprehet pas 13 qershorit për mos ndikuar në zgjedhjet në PD.

PYETJA: Kush mendon se do fitojë më 13 qershor?

 

BERISHA: Asnjë përzierje në këtë garë, më vjen mirë që është garë. Nëse partia tjetër s’bën kurrë garë. Është në traditën më të konsoliduar të monizmit, kjo parti megjithë vërejtjet. Po jo të përsosura, por zgjedhje bën.

 

 

PYETJA: A duhet të ikte Basha?

BERISHA: Në prag të zgjedhjeve në parti i vë vetes censurë të plotë. Kur të vij herën tjetër do them të gjitha mendimet e mia. Nuk flas asnjë fjalë. Më datën 13 përfundon. U çudita pse u vendos kaq shpejt. Por çudia ishte se ishte edhe këta që donin dorëheqjen e Bashës, edhe ata që ishin pro Bashës. Ranë në ujdi për datën 13 qershor. Unë mbeta i çuditur.Unë po të doja me u pyet, nuk shkova në mbledhje. S’mund t’u thoja kujt pse nuk më pyete. Unë isha i ftuar për mbledhje. U bë mbledhja e Kryesisë dhe u morën vesh.

Të drejtë morale që të bëj oponencë nuk bëj.

PYETJA: Çfarë mendoni për Agron Shehajn, nuk thotë asnjë fjalë për shpalljen tuaj ‘non-grata’?

BERISHA: Respektoj mendimin e çdo njeriu. Edhe kur s’ka mendim, plotësisht. Njerëzit janë të lirë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement