Kaloi me kamionçinë me skrep sipër dhe shembi urën e Darëzezës, arrestohet shoferi 52-vjeçar         

 

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ditën e djeshme teksa kalonte me kamionçinë ka shembur urën e Darëzezës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm. Bëhet fjalë për shtetasin Luftar Panahori.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 52-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

Panahori, akuzohet se duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darëzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shembur urën.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement