Ekzekutimi te Gjykata/ Pa të atin të vrarë, djali 16 vjeç i viktimës iku duke ulëritur, policia e dyshoi për autor!

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën është parë e gjitha nga djali i viktimës i cili pak më parë ka hyrë në lokal bashkë me një punonjëse sociale dhe është ulur në tavolinën ku po qëndronte i ati dhe avokati mbrojtës. Sipas të dhënave fëmijët kanë qenë kundër nënës së tyre pasi ata kanë qëndruar gjithë kohës me familjen e të atit dhe janë manipuluar prej tyre.

Të paktën ky është versioni i parë që vjen nga palë që e njohin çështjen që gjendet në gjykatë prej disa kohësh. Por në momentin që Mexhit Picari ka hyrë brenda lokalit me armë në dorë, djali ka lëvizur nga tavolina. Pak para se të shkonte Mexhit nga aty ishte ngritur edhe punonjësja sociale. Nuk dihet se cili ka qenë roli i saj në atë çështje por sipas të dhënave Mexhit është kujdesur që të qëllojë vetëm mbi dhëndrin që e kishte kërcënuar se do t`ia vriste të bijën.

Duke patur parasysh se gjykata kishte premisa që fëmijët t`i kalonin të atit, Mexhiti e ka përjetuar shumë keq, ndërkohë që më pas do të dëshmonte dëshirën e tij edhe nipi 16 vjeç. Ai ka parë të atin në gjak në tokë, poshtë tavolinës ku po qëndronte dhe ka ikur me vrap duke ulëritur. Policia e ka ngatërruar me autorin e krimit dhe fillimisht bëri me dije se vrasja ishte kryer nga një i mitur.

Por ka qenë një punonjëse policie e gjykatës e cila i ka dalë para djalit që ulërinte dhe e ka ndaluar. Pasi ajo e ka bërë të ndalojë ai i ka treguar se gjyshi i vrau babanë. Atëherë policia është kthjelluar dhe ka kuptuar se vrasja ishte bërë nga një person tjetër! Ai ka mundur të japë dëshminë e parë ndonëse në kushte ekstreme të tronditjes psikologjike!

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement