Ekzekutimi në derë të shtëpisë i Shkëlzen Velajt, RENEA zbarkon në Selenicë

Dy ditë pas ekzekutimit të Shkëlzen Velajt në lagjen Çole të qytetit të Vlorës, policia dhe RENEA që ka shkuar në mbështetje të tyre, kanë kryer disa kontrolle në zonën e Selenicës.

Sipas Faxnews, forcat e RENEA-s kanë kryer kontrolle në disa banesa të Selenicës, si dhe janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Kontrollet në Selenicë janë bërë për pistën e hetimit, atë të hasmërisë me fisin Llanaj.

Gjatë kontrolleve në Selenicë, nga efektivët në një prej banesave është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, por pa mundur të ndalohet pronari i banesës. Ndërsa janë shoqëruar disa shtetas në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Sa i takon ekzekutimit të Velajt, në makinën e autorëve që u gjet e djegur u gjetën dy armë tip kallashnikovë. Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se mbi Velajn është qëlluar 40 herë, ndërkohë që vetëm njëri prej autorëve ka hapur breshëri.

Nga kqyrja e pamjeve filmike në hyrje të pallatit rezultojnë se autorët kanë qenë me kapele dhe me maskë të zezë anticovid.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement