Detajet/ 18 vjeçari me shpejtësi të lartë, përplaset me disa makina

Një aksident është shënuar këtë pasdite në aksin Thumanë-Tiranë.

Një automjet tip ‘Audi’ që udhëtonte nga Vora në drejtim të Fushë Krujës ka kryer një parakalim të gabuar dhe duke udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ka goditur një tjetër automjet që po tentonte të kalonte në autostradën Thumanë -Tiranë në drejtim të kryeqytetit.

Si pasojë e goditjes, ‘Audi’ që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa autovetura të parkuara prane një karburanti.
Për pasojë në këtë aksident ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi Eltjon Sala, 18 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement