Denoncimi në “Stop”, pezullohen nga puna dy mjekët që merrnin ryshfet

 

Pas denoncimit në emisionin “Stop”, janë pezulluar dy mjekët që merrnin ryshfet. Duke iu referuar pamjeve filmike të transmetuara, ku dy prej mjekëve në Spitalin e Fierit shfaqen duke u marrë ryshfet qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Spitalit të Fierit pezullimin e tyre nga detyra. Mjeku psikiatër me inicialet A.S., dhe mjeku ORL, me inicialet E.Sh., tashmë janë pezulluar nga detyra.

“Pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin Stop në TV Klan, ku dy prej mjekëve në Spitalin e Fierit shfaqen duke u marrë ryshfet qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka kërkuar menjëherë Spitalit të Fierit pezullimin e tyre nga detyra, ndërsa organeve kompetente hetimin e plotë të ngjarjes.

Mjekun psikiatër me inicialet A.S., dhe mjekun ORL, me inicialet E.Sh., aktualisht janë pezulluar nga detyra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv, abuziv dhe sjelle jo korrekte pranë strukturave të shëndetësisë, duke i siguruar se çdo rast që njollos punën e qindra e mijëra bluzave të bardha, do të marrë ndëshkimin e merituar.

Ministria e Shëndetësisë falenderon emisionin Stop në TV Klan për denoncimit e dy rasteve korruptive dhe inkurajon qytetarët të mos bëhen palë e veprimeve të tilla, por t’i denoncojnë në çdo rast”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement