Çelja e negociatave me BE/ Holanda i jep dritën jeshile Shqipërisë

Qeveria holandeze është e kënaqur që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe disa fusha të tjera. Të dhënat e deritanishme tregojnë progres, megjithëse numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet shqetësues.

Po ashtu kërkohet forcimi i institucioneve, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa thuhet se duhet të përfundojë vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.

Në deklaratën që ‘Top Channel’ disponon thuhet se progres është bërë, por lufta e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë partnerë të tillë si Holanda.

Sakaq theksohet se qeveria holandeze do të vazhdojë të sigurojë që sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut të mbeten thelbësore në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

Top Channel

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement