Bora Zemani flet hapur, tregon konkurentin e preferuar në ‘Përputhen’ 

 

E ftuar sot në “Shqipëria live”, moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani tregoi më shumë për risinë e programit që do të jetë me publikun edhe gjatë verës.

Ndër të tjera Bora pranoi hapur se ka një konkurrent të preferuar dhe ai është Mevlani.

“Sigurisht që Mevlani do them. Ka qenë për një kohë të gjatë në program, aq kohë sa isha dhe unë. Doja s’doja do kisha më shumë afrimitet se me konkurrentët e tjerë. E respektoj shumë si djalë dhe ka qenë gjatë gjithë sezonit shumë korrekt me ne. Po të ishte vërtet djalë problematik do kishin dalë probleme gjatë rrugës aq kohë sa ka qëndruar aty”, tha Bora.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement