Atentati brenda lokalit tek Gjykata e Tiranës! Zbulohet emri i viktimës, i rri pranë avokati i plagosur

Zbulohet emri i viktimës së atentatit të ndodhur paraditen e sotme pranë Gjykatës së Tiranës Maska.al bën me dije se viktima është i riu, Nexhip Picari.

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos.

Ngjarja ndodhi në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës. Autor i dyshuar i krimit, shtetasi me inicialet K.P., ka hyrë në një lokal ku ishte ulur ish-dhëndri i tij dhe ka qëlluar ndaj tij 8 herë me armë, duke i marrë atij jetën ( e kapen 5 plumba). Ndërkohë që është plagosur lehtë ish-prokurori, aktualisht avokat, Adriatik Cama, i cili është transportuar në spital. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci, duke e çuar autorin drejt aktit të rëndë.

Fill pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet tip ‘Hyundai’.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement