“Vrava Rakon” – Autori i krimit në Lushnjë telefonoi gruan pas ngjarjes

 

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja në Lushnjë, ku një 57-vjeçar qëlloi për vdekje me automatik bashkëfshatarin e tij dhe i plagosi djalin. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 23:47.

Raportohet se autori i dyshuar i krimit, Sofokli Shani, pak pas ngjarjes i ka rrëfyer gruas në telefon se kishte vrarë 62-vjeçarin Rako Qorri dhe kishte plagosur Kejdi Qorrin.

Më pas ai ka pritur në banesën e tij që të vinte policia, e cila bëri të mundur edhe arrestimin e tij. Po ashtu mësohet se Shani ka qenë 15 vite i dënuar para viteve 90 pasi kishte vrarë shokun e tij me thikë. Kujtojmë se ngjarja e mbrëmshme nisi pas një sherri për pije, ku autori kishte kërkuar një gotë raki.

Pasi ishte zënë me djemtë e viktimës, duke u përleshur fizikisht, autori kishte shkuar në banesë dhe kishte marrë prej aty një kallashnikov, dhe ishte kthyer sërish në lokalin e 62-vjeçarit.

Pasi ishte futur nga dera e pasme e lokalit kishte qëlluar në drejtim të Rako Qorrit, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa i kishte plagosur të birin, Kejdi Qorrin, 31 vjeç. Ky i fundit aktualisht është në spital në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement