Vrasja pas sherrit për një gotë raki/ Autori u përlesh me djemtë e biznesmenit, më pas mori automatikun dhe…Çfarë i tha gruas në telefon pas krimit

Krimi tronditi mbrëmjen e kaluar edhe Lushnjën, pak minuta para mesnatës, kur në një lokal në fshatin Fier i Ri, Sofokli Shani qëlloi për vdekje Rako Qorrin dhe la të plagosur djalin e tij, Kejdi Qorrin.

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se autori i krimit ishte përfshirë në një sherr në lokal, për një gotë raki.

Mësohet se fillimisht ai është përleshur fizikisht dhe me dy djemtë e bisnesmenit që kishte lokalin.

Më pas, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka shkuar në shtëpi për të marrë armën kallashnikov dhe është rikthyer në lokal.

Këtë herë për të hyrë nga dera e pasme e tij, nga ku qëlloi për vdekje Rako Qorrin, e plagosi Kejdi Qorrin. Burimet thanë se 31 vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Panorama mëson se pas krimit, Sofokli Shani, i ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur bashkëshortes së tij, duke e telefonuar dhe lajmëruar se ka vrarë një person e kishte plagosur një tjetër.

Më pas, autori mësohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka pritur policinë, që bëri të mundur arrestimin e tij.

Blutë e qytetit thanë se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Sofokli Shani është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi rezulton i dënuar me 15 vite burg, të cilin e ka shlyer para viteve `90, pasi ka vrarë shokun e tij me thikë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement