“Shqipëria Big-Brother” nën monitorimin e Erdogan, Turqia rikthen PLANIN e Tahirit për të instaluar kamera në çdo zonë publike, ka dhe drone! Viti 2015: Edhe në banjot e klubeve të natës, Tirana si Londra

Shqipëria do të kthehet në “Big Brother” dhe do të jetë nën monitorimin e Turqisë. Kjo është një nga pikat e diskutuara në Turqi, në vizitën dy ditore që po zhvillon kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat që ka zgjedhur, plan që na kthen pas në kohë, në vitin 2015, kur ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga prezantoi me nismën, Tirana si Londra.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në një intervistë për Top Channel nga Ankaraja, tha se kontrolli i territorit me anë të droneve dhe ÇTV, pra kamerave të vendosura kudo, është një nga pikat që është diskutuar në Turqi. Sipas Ballukut, Turqia e ofron këtë shërbim në shumë vende të tjera dhe e ka në një nivel mjaft të avancuar.

“Kjo është një vizitë në vazhdim të marrëveshjes që kemi nënshkruar në janar me qeverinë turke dhe për të gjitha projektet që kanë nisur prej asaj kohe në disa fushe si shëndetësia, pjesë e kësaj pakete është dhe spitali rajonal i Fierit dhe vaksinat që kanë ardhur gjatë gjithë kohës. Lajmi i mirë është se gjatë takimit të sotëm ka pasur zhvillim tjetër duke qenë se kjo kompani planifikon të hapë një fabrikë në Shqipëri për prodhimin e medikamenteve dhe vaksinave. E rëndësishme është që një pjesë e projekteve kanë nisur dhe një pjesë e projekteve të parashikuara muajt me vijim. Sot gjatë takimeve kemi pasur shkëmbim të mendimeve dhe projekteve me disa kompani ekselence të Turqisë.

Sa i përket projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po i referohem kontrollit të territorit me anë të droneve dhe ÇTV, pra kamerave të vendosura kudo, por Turqia që ofron shërbime në shumë vende të tjera e ka mjaft të avancuar këtë shërbim. Një nga këto projekte parashikohet të jetë kontrolli i territorit dhe i trafikut të jetë me anë të droneve dhe kamerave që do të vendosen në të gjithë territorin shqiptarët. Nuk lihen mënjanë projekte të tjera si rikonstruksioni dhe projekte që janë të lidhur me binjakëzimin e universiteteve. Të gjitha këto angazhime që kemi marrë gjatë marrëveshjes 2 palëshe në janar, disa kanë nisur dhe të tjera do të nisin së shpejti,”- tha Balluku.

Por kur është ‘thurur’ për herë të parë ky plan dhe pse po rikthehet sërish tani?

Në vitin 2015, gjatë inaugurimit të repartit të ri të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Vaqarr të Tiranës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli për një sistem kamerash sigurie që do të instaloheshin në rrugë.

“Jemi shumë të angazhuar të vazhdojmë me kamerat e sigurisë, me sistemin teknologjik të kamerave të rrugës. Si në çdo vend të botës do të fillojmë edhe me shkeljet e qarkullimit rrugor edhe me aspekte të sigurisë, që kanë të bëjnë me identifikimin teknologjik, të mjeteve, qytetarëve, që konsumojnë vepra penale,”- thoshte Tahiri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Stepjes së qytetarëve për shkëljen e privatësisë, Tahiri iu përgjigj me fjalët: Mos kini frikë nga kamerat apo nga elementët e sigurisë. Janë aty dhe do jenë aty për të mbrojtur komunitetet tona, familjet tuaja, fëmijët tanë dhe gjithkënd që nuk ka pse të shqetësohet nga masat e sigurisë! Ne në ligj themi që, nëse je një lokal nate që frekuentohesh me 100 apo 200 të rinj, ne themi që ky lokal nate duhet të kontraktojë polici private, dhe duhet të ketë 1 polic për çdo 30-50 frekuentues. Duhet të kesh patjetër urë kontrolli që në hyrje, që të mos hyjnë persona me armë në këto lokale ku konsumohet alkool dhe marrëdhënia shoqërore është gjithmonë më e eksituar dhe mund të ketë ngjarje potencialisht kriminale. Ne themi që patjetër dhe në banjat e lokalit të natës duhet të ketë elemente shtesë. Nuk është e rrallë, vetëm në Shqipëri nuk ndodh. Tirana do jetë si Londra!

Por pavarësisht Komisioni i Sigurisë e miratoi vetëm me votat e maxhorancës projektligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike”, i cili do të detyronte të gjitha bizneset vendëse që në ambientet e tyre të instalojnë kamera sigurie, me rezolucion të lartë dhe me një server që të magazinojë pamjet deri në dy muaj, asgjë nuk u realizua.

Përfaqësuesit e opozitës në atë kohë kundërshtonin. Sipas tyre, me këtë ligj do të cenohet privatësia e qytetarëve dhe se Policia e Shtetit do të tejkalojë kompetencat duke marrë filmimet pa urdhrin e Prokurorisë. Konkretisht, ish-nënkryetari i Komisionit, Flamur Noka, tha se ka pasur vrasje që kanë ndodhur para kamerave të sigurisë, sin ë rastin e biznesmenit Artan Santo dhe ende nuk janë zbardhur.

“U vra një ndër personalitetet e sistemit bankar, u vra Artan Santo dhe kamerat ishin të qarta si kristali, më bukur se në televizor ishin të gjithë kamerat, zbulueshmëria as ka shanse të ndodhë. U mor peng dëshmitari Stafuka, u pa nga të gjithë shqiptarët, kamerat ishin si kristali, zbulueshmëria zero,”- thoshte Noka.

Sot, pas gjashtë vitesh, plani i Shqipërisë Big Brother’ është rikthyer sërish, por me një shtesë të vetme, këtë herë do të ketë dhe drone.

A do të çohet deri në fund ky plan? Do të jemi në duart e Turqisë dhe nën monitorimin e Erdogan, duke cënuar privatësinë e çdo qytetari shqiptar?

Për këto pyetje, nuk ka ende përgjigje…

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement