Provimi i parë i Maturës Shtetërore; maturantët testohen për Gjuhën e huaj, nxënësit me Covid-19 nuk marrin pjesë 

 

Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së huaj. Provimi mësohet se do të fillojë në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Në të gjithë vendin, në total janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Edhe këtë vit maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Si shkak i masave anti-Covid, në një sallë do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Ndryshe nga viti i kaluar, tezat e sivjetshme do të përmbajnë pytje me alternativa dhe pyetje me zhvillim, që do të jenë të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues. Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.

Ky provim do të jetë më i vështirë për maturantët, për shkak se pothuajse i gjithë viti shkollor është zhvilluar online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Provimin e radhës maturatët do ta japin më 7 qershor, ai i Gjuhës Shqipe, në 11 qershor Matematika dhe në datë 15 Lënda me Zgjedhje.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement