Paralajmërimi i Grida Dumës: Në politikë do ketë gjithmonë largime…

Deputetja e zgjedhur në qarkun e Tiranës, për Partinë Demokratike, Grida Duma deklaroi ditën e sotme se Lulzim Basha është një politikan gjithmonë në veprim.

E pyetur në “Top Talk” cila është një gjë që i ka mbetur në mendje nga veprimtaria e Lulzim Bashës në 8 vite si kreu i opozitës, Grida Duma tha se nuk ka nevojë të përmendet një gjë pasi Basha është një politikan aktiv gjithmonë.

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: Sulmet minimaliste të karakterit personal duhet të zhduken, duhet të kemi të nivelit programor

Denis Dyrnjaja: Fatbardh Kadilli ka një program që mua realisht më pëlqen, më impresionon, nuk shoh sulme personale tek ai, të them të drejtën, komenti im nëse ma lejon

Grida Duma: Unë program nuk kam dëgjuar

Denis Dyrnjaja: Unë disa teza i kam dëgjuar dhe pëlqyer, me ëndje…dhe Basha për tetë vjet s’na ka thënë ndonjë gjë që të na mrekullojë të themi të drejtën. Të ka ngelur gjë në mendje ty nga Basha përshembull..?

Grida Duma: Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, ai është ‘acting’, është gjithmonë në veprim

Denis Dyrnjaja: Thjesht u gjend aty dhe…

Grida Duma: Ka bërë hapje të partisë, në vitin 2017

Denis Dyrnjaja: Janë larguar më shumë se sa kanë ardhur

Grida Duma: Në politikë do ketë gjithmonë largime…

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement