“Më kanë kërcënuar se kam kryer marrëdhënie intime me…”, Gilberta zbulon arsyen përse nuk del më me Ilirin

 

Gilberta ka zbuluar arsyen përse nuk del më me Ilirin pas disa kërcënimeve që ka marrë nga një ish konkurrent.

Ajo ka treguar se në atë moment, nuk ka pasur mbështetjen e Ilirit pasi cenohej puna e saj dhe aty vendosi që të mos dilte më me të.

Gilberta: Kam marrë kërcënime nga adresa e Naunit. Thoshte që ishte adresë false dhe kishte nxjerrë një status që kemi pasur një lidhje intime jashtë emisionit dhe këtë e kanë deklaruar Çimi dhe Luljeta. Më kanë qëndruar pranë Çimi dhe Samiu atë natë më ka ardhur kërcënimi dhe thoshte “shihe ç’do të bëj unë tani” dhe jam ndjerë keq se ishte diçka e ulët, prej adoleshentësh, por në moshën tonë të rëndon.

Unë jam mësuese, kam nxënës dhe nuk është normale që të shantazhojë. Nuk mund t’i lejojë tjetrit të flasë për mua, të vërteta apo jo. Prindërit e nxënësve nuk u ndikuan se më njohin, nuk më pëlqejnë këto shantazhe. Iliri nuk më qëndroi pranë dhe në atë moment zgjodha të mos dal më me të. Më acaron, nuk e dua më përballë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement