Kejvina Kthella feston ditëlindjen/ Kush është mashkulli misterioz në krahët e saj? 

 

Modelja Kejvina Ktehlla ka festuar ditëlindjen. Bukuroshja ka marrë shumë urime nga miq të saj të afërm në ditën më të rëndësishme.

Ajo shihet e rrethuar nga trëndafila dhe tullumbace të kuqe. Por ajo që tërhoqi vëmendjen është një moment ku Kejvina shihet në krahët e një mashkulli ku shihet duke e përqafuar.

Postimin e ka shoqëruar me një zemër duke ngritur dyshime se djali në foto mund të jetë partneri i saj.

Kujtojmë se Kejvina është komentuar shumë në media për historitë e saj të dashurisë me emra të njohur.

Më parë u zbulua historia e saj e dashurisë me Redjan Rrajën dhe më pas u komentua pafund për një lidhje dashurie me reperin Seven Saraqi. Madje pati zëra se Kejvina udhëtoi në Amerikë pikërisht për romancën e saj me reperin. Por në një intervistë ajo tregoi se udhëtimi në Amerikë ishte për shkak të një kursi aktrimi dhe projekte modelingu.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement