2 ditë në Turqi! Rama zbardh projektet që e bënë të ‘braktiste’ Asamblenë e PS-së

2 ditë në Turqi! Rama zbardh projektet që e bënë të ‘braktiste’ Asamblenë e PS-së:

Dronë inteligjentë, fabrikë që do të prodhojë 7 vaksina! Socialistët që zgjodhi të merrte me vete (Asnjë fjalë për Erdogan)

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot, një ditë pas nisjes së viziës zyrtare, arsyet e bënë të ‘mblidhte’ kabinetin dhe të ‘arratisej në Turqi, dhe duke lënë vetëm socialistët, në ditën e mbledhjes së Asamblesë. Në dy statuse në rrjetet sociale, Rama ka postuar disa foto, ku shihet në takime të ndryshme, pjesë e të cilave janë bërë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj dhe Arbjan Mazniku.

Në postimin e parë, Rama shihet se ka zhvilluar një takim me biznesmenin Canturk Alagöz. Rama ka publikuar një foto me bizensmenin, krah të cilës shkruan se me të ka diskutuar dhe për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike. Canturk Alagöz është pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac

Më pas, në një tjetër postim ka zbuluar dhe projektet e rëndësishme për të cilat ka bërë a’leancë’ me Turqinë. E para është ndërtimi i një fabrike të shtatë llojeve të vaksinave. Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë, është pika tjetër e diskutimit.

Më pas, siç bën vetë me dije kryeministri, kanë folur për sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma. I fundit vjen programi i Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare.

Dje, media shtetërore turke “Anadolu Agency” shkruante se Presidenri Recep Tayip Erdogan e ka pritur Ramën në Presidencë dhe se takimi i tyre u zhvillua me dyer të mbyllura, pa ndarë asnjë detaj për mediat.  Ishte vetë kryeministri ai që publikoi dhe njëfoto me Erdogan. “Miq,”- shkruante Rama krah fotos, pa dhënë më shumë detaje për këtë takim.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement