Zhdukja e mistershme e shefit të antidrogës, dy pistat ku po hetohet

Detaje të reja raportohen nga zhdukja e shefit të antidrogës të Ulqinit dhe Tivarit.

Nga raportimet janë ngritur dyshime se ai mund të jetë fshehur vetë pasi dyshohet se mund të jetë përfshirë në trafikun e drogës që u kapën 1.5 ton marihuanë në kuadër të operacionit ” Kurthi” që çoi në pranga 20 persona, raporton Abcnews.

Sipas të njëjtit burim, një prej të arrestuarve, i cili është kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë, si dëshmitar i mbrojtur, dyshohet se ka nxjerrë emrin e tij si personi që ka dhënë informacione mbi lëvizjet e policisë.

Pista tjetër e hetimit lidhet me zhdukjen e tij nga persona të lidhur me krimin. Po për të njejtit aksion dhe për shkak të një hetimi me të gjere edhe me policinë e Shqipërisë në goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Nga raportimet mësohet se polumbarët kanë nisur kërkimet në ujrat e Bunës.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement