VIDEO/ Shtëpi bari si në Londër, arrestohen 4 persona në Tiranë

4 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur me një laborator droge, ku kultivonin lëndë narkotike me llampa. Në pranga kanë rënë shtetasit: Gerhard Duro, Skënder Ismaili, Ervin Shametaj dhe një i mitur.

Zbulimi i laboratorit të drogës u bë pasi policia ndaloi mjetin e Shametajt dhe gjeti aty disa kubikë me lëndë narkotike, dhe më pas nisën hetimet e mëtejshme.

Aksioni i policisë u zhvillua ditën e djeshme në banesën e shtetasit Ervin Shametaj në Tiranë, të cilën e kishte marrë me qira.

Sipas burimeve këto persona ne bashkëpunim me njëri-tjetrin mbillnin hashash në një ambient të mbyllur në zonën e Kodrës së Diellit. Bëhet me dije se në atë ambjent janë sekuestruar 52 fidanë si dhe disa fidanë të tjerë të cilët personat i kishin më vete në makinë.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “Kimisti” Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë. Kishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona. Sekuestrohen paisjet e montuara në banesën e pershtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme. Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement