VIDEO/ Në sytë e fëmijëve të mitur, si u plagos Edison Begaj. Detajet

Publikohen pamjet e momentit të plagosjes së Edison Begajt në Vlorë, ngjarje e cila ka ndodhur në sytë e fëmijëve të tij të mitur, të cilët ndodheshin në makinë.

Siç mund të shihet qartësisht edhe në videon e publikuar nga Faxnews, Begaj ka ndalur makinën e tij fillimisht në derën e banesës, ku kishte dhe kamera sigurie, dhe më pas del prej aty dhe diçka bisedon në celular, ndërsa dy fëmijët e tij janë ende në automjet.

Në momentin që ai i drejtohet sërish makinës autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që fëmijët të tronditur bëjnë disa lëvizje brenda mjetit.

Menjëherë pas plagosjes autori shihet duke vrapuar në anën tjetër të banesës, ndërkohë që fëmijët e Begajt, të trembur shihen duke hapur derën e makinës.

Kur kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja, Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentain, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.

Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement