U shfaq me kunatin e Lulzim Bashës? Dritan Leli: Nuk e kam parë ndonjëherë në jetë

 

Kryebashkiaku i Vlorës ka përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar në media se është shfaqur duke biseduar me kunatin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Leli shprehet se personi me të cilin ai shfaqet në video është inxhinier dhe pedagog duke theksuar se kunatin e Bashës nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë në jetë.

“Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin, me gjithë skenarët e qëndisur, më duhet të them se në videon e publikuar nga media, ndërkohë që është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, jam duke biseduar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve, pranë Universitetit Politeknik, ku Idliri punon!

Kunatin e Lulit, as nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë”, shkruan Leli.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement