Sindi dhe Blerimi shfaqen bashkë pas “Përputhen”, nuk i del e keqja me Arjan Konomin 

 

Sindi dhe Blerimi patën disa takime me njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Por këto takime nuk mjaftuan që ata të krijonin një çift bashkë dhe në fakt ata nuk shfaqën shumë afrimitet me njëri-tjetrin. Kjo dyshe nuk u pëlqye as nga opinionisti Arjan Konomi, i cili njërin prej takimeve e cilësoi si “lluku lluku babashta”. Sipas Arjanit nga ana e të dyve nuk kishte asnjë lloj interesi, madje ai sulmoi Blerimin duke i thënë se shfaqej si i interesuar për Sindin vetëm kur hapeshin kamerat.

Mirëpo duket se pas përfundimit të “Për’puthen”, Sindi dhe Blerimi janë afruar më shumë me njëri-tjetrin. Ata janë parë shpesh bashkë dhe madje Sindi shprehu hapur dëshirën për takime të tjera me Blerimin disa ditë më parë.

Ajo postoi në Instagram një foto me Blerimin dhe përkrah shkroi:

“Na duheshin edhe disa takime të tjera”.

“Sigurisht o diamant që bën dritë”, iu përgjig Blerimi.

Se fundmi ata të dy kanë dalë bashkë me Princin për të darkuar. Sindi ka publikuar sërish një video të Blerimit ku ai shihet duket folur në celular.

“Shumë i zënë je Blerim”, shkruan ajo.

Blerimi e ka ripostuar videon dhe me këtë rast ka thumbuar Arjan Konomin.

“Jo unë interesin për ty zemër e kam vetëm me kamera hapur siç thoshte Arjan Konomi dikur hahaha”, ia ka kthyer Blerimi Sindit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement