Shehaj “shuplakë” Bashës/ “Shpërdoroi energjinë dhe besimin e demokratëve” 

 

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kërkuar një përgjigje nga Lulzim Basha në emër të demokratëve.

Shehaj deklaron se Basha ka shpërdoruar energjinë dhe besimin e demokratëve duke marrë vendime të gabuara.

Ai thotë se kreu i PD-së po i jep atyre justifikime të përsëritura pa pushim, ndaj thekson se duhet zgjedhur një projekt i ri politik.

“Demokratët bënë një punë të jashtëzakonshme dhe meritonin të ishin në pushtet. Por, siç tha një demokrat i Beratit, energjia dhe besimi i tyre u shpërdorua nga drejtuesit e Partisë Demokratike për shkak të vendimeve të gabuara.

Demokratët sot duan përgjigje, por udhëheqja vazhdon t’u japë justifikimet e përsëritura pa pushim këto 8 vjet. Prandaj demokratët duhet të zgjedhin një projekt të ri politik me një vizion të ri dhe udhëheqje të re. Kështu do të ngjallet shpresa dhe besimi i tyre dhe gjithë shqiptarëve tek e ardhmja”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale krahas një videoje nga takimet me demokratët.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement