Orgesa Zaimi përlotet si kurrë më parë në ekran, ja pse…

Këtë të mërkurë në emisionin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar këngëtarja Orgesa Zaimi. Gjatë intervistës ajo mori një surprizë shumë të bukur, që e bëri të përlotej në ekran si kurrë më parë. Motra e saj, që jeton në Zvicër prej disa vitesh, i kishte dërguar këngëtares një mesazh plot emocione jete dhe batuta mes motrave.

“I kam bërë shpesh herë block”, ishte sinjali i parë i dedikimit dhe Orgesa e kuptoi menjëherë se për kë bëhej fjalë.

“Para se të kisha fëmijët e mi në jetë, kisha Orgesën fëmijë. Prindërit ishin në punë dhe duhej të kujdesesha për të. Më ka marrë shumë malli ta shoh të këndojë live, më ka marrë shumë malli edhe ta përqafojë. Më ka marrë shumë malli dhe për Kronin, Borën, Mentorin. Të tre këta i shoh të ndërkallur tek Orgesa”, vazhdoi Ermali me leximin e letrës dhe Orgesa nuk mundi t’i mbante lotët.

Këngëtarja tregoi se ka muaj që nuk e ka takuar nga afër motrën e saj për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye u emocionua kaq shumë.

“Të urrej, Ermal të urrej për këtë që bëre. Se besoja kurrë që do qaja. Më preke në një temë që është kaq e dhimbshme… Pandemia na ka bërë që të mos lëvizim se kush nuk do të shkojë që të takojë motrën atje ku është, edhe në fund të botës. Pandemia nuk na ka mundësuar që unë të shkoj në Zvicër apo familja ime sepse janë disa rregulla strikte dhe nuk mundemi dot.  Mezi presim momentin të na thonë ju mund të shkoni”, u shpreh Orgesa mes lotësh.

Këngëtarja rrëfeu ndër të tjera se mban me vete vathët që motra e saj ia kishte dhënë, madje i kishte të vendosur edhe tek Kënga Magjike.

“Unë kam vathët e Elvanës të vendosur dhe i kam pasur gjatë gjithë Këngës Magjike. Më beso ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për mua sepse gjatë gjithë kohës e kam pasur afër në të gjitha momentet e mia të rëndësishme”, tha Orgesa Zaimi

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement