Mbërrijnë 40.800 vaksina të tjera në Shqipëri

 

Një tjetër sasi e konsiderueshme e vaksinave anti-Covid kanë mbërritur në vendin tonë si pjesë e programit COVAX.

Bëhet fjalë për 40.800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare nëpërmjet COVAX.

Kryeministri Edi Rama thotë se me këtë dozë vaksinash dhe sasitë e tjera që pritet të mbërrijnë në vijim, do të vaksinohet pjesa më e madhe e qytetarëve.

“Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement