Lirimi nga burgu i vrasësit Giovanni Brusca: Kërkoj falje, i kam krijuar shumë vuajtje viktimave

Lirimi nga burgu i Giovanni Bruscas , ka bërë shumë bujë në vendin fqinj, njeriut që fshihej pas atentatit të masakrës së Cpaci-t, u mbetën të vrarë gjyqtari Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojat.

Brusca, i njohur me pseudonimin “derri”, thuhet se është autor i mbi 150 vrasjeve, përshirë dhe atë të një fëmije 11-vjeç, të cilit ia shkriu trupin me acid. Ai u arrestua në vitin 1996, ndërsa disa vite më vonë, u shpall si i penduari i drejtësie dhe ndihmoi në identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mafies së rrezikshme Cosa Nostra-s.

Brusca pas daljes , ka dhënë një intervistë ekskluzive për Corriere della Sera në Itali: Ai ka shprehur ndjesën e tij ndaj çdo gjëje që ka bërë në të kaluarën. Por ai kërkoi falje familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke shtuar se ka krijuar shumë dhimbje e trishtim. Ndër të tjera, i kërkoi falje gruas dhe djalit të tij, të cilët sipas Bruscas kanë vuajtur së tepërmi nga gabimet e tij.

“Por vendosa ta jap këtë intervistë: Nuk e di se ku do të më çojë, çfarë do të ndodhë, thjesht shpresoj të kuptohem. Vendosa të bëj këtë gjë për mbyllur’ llogaritë’ edhe me veten time, sepse ka ardhur koha ta tregoj fytyrën time, edhe nëse nuk mundem për arsye sigurie, por thellë brenda meje në qëllimi është për ta bërë atë.

Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe t’u jap një shpjegim qoftë minimal shumë peronave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Dhe unë t i kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët për fajin tim kanë vuajtur dhe po paguajnë edhe indirekt për ato që kanë qenë zgjedhjet e mia: së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë gjithmonë denigrohen, përçmohen , kur përkundrazi besoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore. Sepse na lejon t’i japim fund kësaj, Cosa Nostra, të cilën unë e quaj një zinxhir vdekjeje, një fabrikë vdekjeje , as më shumë e as më pak. Një agoni e vazhdueshme”, tha Brusca në rrëfim.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement