Gjyqtarja e Elbasanit tregon burrin që i ka vjedhur zemrën, pranë tij reklamon edhe hiret e saj

Ditën e djeshme, u publikuan video të tjera të gjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila ka marrë vëmendje së fundmi për shkak të performancës së saj të pazakontë në Tik-Tok. Gjyqtarja e Elbasanit, e cila dukej se vetëm në detyrë nuk e kishte mendjen, modelonte në zyrë dhe reklamohej në makinë pa u shqetësuar aspak për pozicionin që kishte, madje videot i shoqëronte me këngë reperash ku droga, mafia dhe armët nuk mungonin.

Në videot e Gjyqtares duket edhe bashkëshorti i saj. Atë ajo ka vendosur ta mbajë anonim, pasi edhe fytyrën ia ka mbuluar me një emoji. Në makinë ata shfaqen shumë të lumtur, dhe kjo tregohet nga videoja e publikuar nga gjyqtarja. Të gjithë janë kurioz të dinë se kush është partneri i gjyqtares, pasi shumë dyshojnë se është ndonjë personazh i njohur. Gjithashtu, gjyqtarja nuk është kursyer për të treguar hiret e saj, edhe kur ka bashkëshortin pranë.

Momenti në video, minuta 01:00:

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement