“Do të vras”! Emigranti shqiptar në Greqi shkon me thikë në shtëpinë e ish-gruas

Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku protagonistë janë bërë dy ish-bashkëshortë shqiptarë. Mediat greke shkruajnë se një ditë më parë, një 49-vjeçar me një thikë kuzhine në dorë, shkoi në banesën e ish-gruas në Volos, duke e kërcënuar. 49-vjeçari është shprehur se do të vriste gruan si ata në Markinitsa (Rasti i ndodhur pak kohë më parë ku ish-dhëndri vrau ish-gruan dhe nënën e saj).

Sipas mediave greke, e gjitha ka mbetur në kuadrin e një kërcnimi. Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia. Sakaq, gjatë kontrollit të policisë, veç thikës, atij iu gjet dhe një sasi kokaine, me peshë 4.77 gramë, e cila u konfiskua. Tashmë shqiptari akuzohet për “kërcënim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje të drogës”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement