“Ndryshimet statuore janë të rëndësishme”/ Harxhi: Të rinjtë e FRPD duhet të kenë të drejtë vote   

 

Edith Harxhi, kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike ka zhvilluar një bashkëbisedim me LDSH-në në ambientet e selisë blu.

Nga aty, Harxhi e vuri theksin në rëndësinë e disa ndryshimeve statutore, ku sipas saj anëtarët e rinj të PD duhet të kenë të drejtën e votës.

“Në programin që unë kam paraqitur, kam trajtuar shumë pak disa çështje thelbësore por jam e sigurt që në të ardhmen çështja e LDGSH do të ketë më shumë prioritet.

Në ndryshimet statutore që duhet të ndryshojë unë mendoj që duhet hequr dorë nga kuota gjinore. Unë kam kërkuar edhe që të rinjtë e PD të jenë anëtarë dhe të kenë të drejtë vote, jo vetëm të ndjekin nga pas kryetarët. Me ndryshimet e ardhshme statutore duhet të ndërhyet në disa çështje thelbësore, jo vetëm të kuptohet pjesëmarrja e grave dhe vajzave në PD por edhe që imazhi ynë të jetë më i qartë”, u shpreh Harxhi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement