ME FOTO: Bie tavani i Pediatrisë së Tiranës, QSUT: S’ka të lënduar, dy pacientët e vegjël janë mirë! Ekspertët po hetojnë shkaqet

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në Vlorës, Ina Zhupa ka denoncuar paraditen e sotme se një dhome tw Pediatrisë së Tiranës i ka rwnw suvaja. Ajo ka ndarë foto nga brenda dhomës, ku duket se suvaja e tavanit ka rënë mbi shtrat, ku sipas saj më parë ka pasur një fëmijë.

Vetëm pak pas denoncimit të Zhupës, Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka konfirmuar se një pjesë e suvasë në tavanin e Pediatrisë ka rënë, por fatmirësisht nuk ka fëmijë të dëmtuar. Po ashtu njoftohet se një grup ekspertësh ka nisur hetimet për të vlerësuar shkaqet e incidentit dhe marrjen e masave, ndërsa shtojnë se dy pacientët s’kanë asnjë dëmtim.

Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome. Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme,”

-thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement