E kam me ty që të shk*****het nëna!

Nga Ariglon Pali

Me ty e kam me ty

E kam me ty që ka 20 vite që nuk vjen në Shqipëri dhe nuk lë status pa komentuar “ju i duheni këtij vendi”.

E kam me ty që shitesh për 50 mijë lek të vjetra dhe 4 vite ankohesh që ky vend nuk bëhet.

E kam me ty që të rritet çmimi i naftës dhe nuk e ngre zërin sepse ke frikë se të heqin nga puna.

E kam me ty që lëpihesh lart e poshtë për një rrogë 300 mijë leksh dhe nga ajo pagë asgjë nuk të mbetet për të dërguar në shtëpi.

E kam me ty që nuk kanë lënë park pa bërë pallat dhe s’ka ku të të luajë fëmija dhe i jep celularin në dorë gjithë ditën.

E kam me ty që shkë****et nëna dhe në fund thua kështu e duam ne.

E kam me ty që mbyll sytë kur policia bashkiake dhunon ata që dalin për copë të bukës duke u marrë edhe një tufe majdanozi.

E kam me ty që akuzon fëmijën se deshi vetë pasi është përdhunuar nga disa persona.

E kam me ty që po të thanë fluturon gomari e beson.

E kam me ty pi kafe gjithë ditën dhe thua duhet të ngrihemi, por nuk guxon ta ngresh bythën dhe të kërkosh të drejtat.

E kam me ty që vjedhin lirinë dhe dorëzohesh pa kushte.

E kam me ty që nuk të kanë lënë gjë pa marrë dhe sërish thua “nuk ka kush të vijë”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement