Alibia e dyshimtë/ Kush ia hodhi gjyqtares së Elbasanit videon në Tik Tok

 

Një video në Tik Tok e kryetares së Gjykatës së Elbasanit ka pushtuar internetin prej mbrëmjes së të dielës.

Enkeleda Kapedani shfaqet e shpenguar në ambientet e Gjykatës, ecën si në një sfilatë mode nëpër korridoret e saj, pozon provokuese në zyrë.

Më pas, një video –selfie në makinë në të cilën shkruan “kështu është kur del në punë të shtunën”. Një tjetër video të shoqëruar më diciturën “All Guci made today”, teksa ekspozon veshjen dhe makinën e markës “BMW”. Më pas sërish në zyrë me një këngë ku dëgjohen fjalët “mafia dhe Kolumbia”.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor. Videot e saj të postuara në rrjetin Tik Tok dyshohet se shkelin etikën.

Por kur ILD nisi hetimin, gjyqtarja reagoi me një përgjigje mohuese. Nuk e pranon që t’i ketë hedhur videot në Tik Tok.

“Nuk disponoj Tik-Tok. Do hetohet rasti qe te zbulohet e vërteta. Ne momentin e duhur do vleresoj rastin dhe do ndjek rrugen ligjore. Nuk publikoj asjehere ne rrjetet sociale foto apo video ne momentet e punes, por vetem për familjen dhe fëmijët. Publikoj rrallë foto me familjen dhe fëmijët”, u shpreh ajo.

Por alibia ngre disa pikëpyetje që e bëjnë atë të dyshimtë. Nëse nuk disponon Tik Tok, ku u morën filmimet që duket se janë bërë nga vetë gjyqtarja apo nga ndonjë bashkëpunëtor/e? A i ka shkruar ajo postimet e mësimërme që shoqërojnë videon? A janë bërë videot nga telefoni i saj?

Me këtë alibi kryetarja e Gjykatës së Elbasanit mund të mbrohet juridikisht, sepse shkelja e etikës ka të bëjë me publikimin e materialeve. Nëse materialet nuk janë bërë publike, çështja bie. Por a është i besueshëm versioni i saj?

Ekspertë të IT thonë se gjyqtarja mund ta ketë mbyllur llogarinë në Tik Tok pas pubikimit të videos. Nëse ka ndodhur kështu, alibia nuk do t’i zgjasë shumë, pasi ekspertët e kanë të lehtë ta zbulojnë. Në rast të kundërt gjyqtarja duhet të bëjë kallëzim për të zbuluar se kush ia hodhi asaj videot personale në Tik Tok dhe si ia morën ato nga telefoni i saj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement