Nën hetim për videot në “Tik-Tok”, reagon me ndjesë kryegjyqtarja e Elbasanit: S’publikoj asgjë në rrjete sociale, duan të më dëmtojnë imazhin

Kryetarja në detyrë e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, reagon, pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.

Lidhur me videot e publikuara në “Tik-Tok”, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për kryegjyqtaren, e cila me emërim është nënkryetare e këtij institucioni. E kontaktuar kryegjyqtarja Kapedani është shprehur se nuk ka “Tik-Tok”, ndërsa kërkon hetim të rastit për zbulimin e të vërtetës.

“Nuk disponoj “Tik-Tok”. Do hetohet rasti qe te zbulohet e vërteta. Ne momentin e duhur do vleresoj rastin dhe do ndjek rrugen ligjore. Nuk publikoj asjehere here ne rrjetet sociale foto apo video ne momentet e punes , por vetem familjen dhe fëmijët. Publikoj rralle foto me familjen dhe fëmijët”, ka thënë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit.

Burimi:Ballkan Web

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement