Kryegjyqtarja nën hetim për videot në “Tik-Tok”, ILD dërgon ekip në Gjykatën e Elbasanit për verifikim të ambienteve të zyrës

Kryegjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani është tashmë nënë hetim nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë sa i takon videove të saja të shpërndara  në rrjete sociale.

ILD ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin e kryegjyqtarës

Kryegjyqtarja është nën hetim pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.

Grupi ILD do të fotografojë zyrën dhe ambientet e Gjykatës, për të verifikuar kështu nëse videot e gjyqtares janë bërë në këto ambiente.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement