Greqia nuk hap kufirin, Kapshica mbetet e mbyllur deri në 7 qershor    

 

Afati i mbylljes së pikës kufitare së Kapshticës shtyhet deri në 7 qershor.

Në një njoftim të ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash.

Punonjësit sezonalë mund të vijojnë kalimin drejt drejt shtetit helen.

Ndërkohë në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë vendim i cili pritet të jepet brenda ditës së sotme.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement