Tragjike/ Portieri i Kombëtares gjendet i vdekur në liqenin e Ohrit

 

Portieri i klubit të hendbollit të Ohrit dhe lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Nikola Danilovski 24-vjeç, u gjet i vdekur në liqenin e Ohrit.Sipas mediave, Danilovski u zhduk mbrëmë rreth orës 21, pas stërvitjes ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë këtë mëngjes pranë vendpushimit turistik “Lagadin”.

Sipas deklaratës së policisë së Ohrit, në trupin e Nikolla Danilovskit nuk u gjetën shenja dhune dhe arsyet e vdekjes do të përcaktohen nga hetimi.

Klubi i hendbollit gjithashtu konfirmoi në rrjetin social ‘Facebook’ se Danilovski ndërroi jetë.Për shkak të vdekjes së Danilovskit, ndeshja e sotme midis Ohrit dhe Strugës u shty.Danilovski më parë ka luajtur për Metalurg Shkup dhe Pelister nga Manastiri, ai kaloi të gjitha grupmoshat në ekipin përfaqësues.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement